Beograd, 3 korrik - Oresidenti i Serbisë, Aleksnadar Vuçiq vazhdon të këmbëngulë në "pafajësinë" e nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiqit, në vrasjen e liderit serb të Kosovës Oliver Ivanoviqit.
Ai "në asnjë mënyrë nuk ka marrë pjesë në likuidimin e liderit të Nismës qytetare "Liri, Demokraci, Drejtësi" është shprehur ai para gazetarëve, e citon agjencia serbe e lajmeve FoNet, transmeton Koha.net.
Sipas tij, "kjo është vërtetuar përmes metodave të ndryshme të hetimit, verifikimit dhe përcjelljes së këtij zotëriu". Ai ka shtuar se "autoritetet e Serbisë e dinë emrin e vrasësit, por po presin dëshmitë e domosdoshme materiale nga Prishtina dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë"
Vuçiq ka thënë se "organet kompetente të Serbisë e kanë të ndërtuar gjithë tregimin, gjithë çfarë ka ndodhur, me çfarë motivesh dhe se janë të bindura se e dinë kush është ekzekutori, porse nga Prishtina, as pas shumë kprkesave, nuk u është dorëzuar konstatimi i ADN-së, gëzhojat e armës me të cilën është vrarë Ivanoviqi, e as regjistrimet e kamerave"
Ndër të tjera presidenti serb ka thënë edhe se "Prishtina nuk ia ka dorëzuar organeve të Serbisë deklaratat e dëshmitarëve, as përmbajtjen e stacioneve bazë të telofonisë mobile, e as xhirimet e Aeroportit të Tiranës, veçmas "të dhënat për lëvizjen sekrete të personit Flori Ejupi, i cili ndodhet në Gjermani nën vëzhgim.
Edhe
Vuçiqi i kërkon falje Gjermanisë për deklaratën e Gashiqit lidhur me rastin e vrasjes së Ivanoviqit
Si ka lëvizur nëpër Tiranë e Kosovë dhe si pastaj është kthyer në Gjermani. Dhe çfarë ka bërë Exhmedin Zekaj (në këtë trjatë ai e përmend këtë emër - v.j.)në Mitrovicë. Pastaj ai e ka ndryshuar emrin në Liraj Zekaj. Këto janë disa nga pyetjet në të cilat nuk kemi marrë përgjigje. Nuk po kçrkojmë nga shqiptarët, kërkojmë nga strukturat kompetente të bashkësisë ndërkombëtare, ka saktësuar Vuçiq.
Koha.net rikujton se i vëllai i Oliver Ivanoviqit të vrarë, Mirosllav Ivanoviq ka shprehur habinë se si bëhet që Serbia ta fshehë të dyshuarin për vrasjen e liderit të Nismës qytetare "Liri, Demokraci, Drejtësi", ndërsa ka shtuar se nuk pret nga presidenti serb ndihmë për ndriçimin e rastit, meqë ai "e ka shfajësuar plotësisht të dyshuarin Radoiçiq".
-
Dy vjet nga vrasja e Ivanoviqit, Rakiq kërkon që në hetim të përfshihen edhe ndërkombëtarët
-
Nuk ka ende kërkesë ndërkombëtare për arrestimin e Radoiçiqit
-
Hoxhaj reagon ndaj Vuçiqit: Fajtorët për rastin e Ivanoviqit fshihen në Beograd
-
Vëllai i Oliver Ivanoviqit të vrarë shprehet i habitur si bëhet Serbia ta fshehë Radoiçiqin