Kryetari i Serbisë dje i ka ftuar serbët nga Kosova të mos marrin pjesë në formimin Ushtrisë së Kosovës.
Sipas tij dhe sipas asaj që ai e njoftoi opinionin, autoritetet në Prishtinë po shkojnë nëpër mjediset serbe dhe po i blejnë të rinjtë serbë për të shkuar në ushtrinë e tyre, transmeton Koha.net.
“Ata nuk po shkojnë vetëm në jug, po shkojnë edhe në veri për të na i blerë të rinjtë tanë. Thonë, ja kaq i ke para të gatshme, bëju pjesë e Ushtrisë”, citon “veçernje novosti” të ketë thënë Vuçiq.
Ai ka shtuar se nuk ka dashur të reagojë në vërejtjen e zyrtarit amerikan Wess Mitchell se Ushtria e Kosovës, në të cilën do të ketë edhe serbë, nuk do të jetë kërcënim për Serbinë.
“Vërtet? Në territorin e Serbisë të formohet ushtria e huaj në të cilën të përfshihen edhe serbët. Çfarë, si në kohën e Austro-Hungarisë e të Turqisë, që serbët të vriten me serbë?”, ka pyetur Vuçiq.
-
Vuçiq porosit serbët të mos shkojnë në Ushtrinë e Kosovës
-
Kërcënon Vuçiqi: Formimi Ushtrisë së Kosovës na dërgon në katastrofë
-
Vuçiq: Serbia në situatë të vështirë, Kosova po i afrohet Interpolit, po e krijon Ushtrinë
-
Serbia vazhdon përpjekjet kundër Ushtrisë së Kosovës
-
Vuçiqi u bën thirrje serbëve të Kosovës të mos bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës