Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Beogradi dhe Prishtina nuk janë fare afër arritjes së marrëveshjes. Sidoqoftë, ai është zotuar se do t’i informojë qytetarët në Serbi nëse marrëveshja arrihet duke e prezantuar atë para opinionit.
“Është shumë vështirë të arrijmë çfarëdo marrëveshje. Nuk jemi afër, nuk ka marrëveshje. Se a jemi afër zgjidhjes, nuk jemi, jemi mjaftë larg saj. Por, nëse arrijmë një marrëveshje të tillë, unë do t’i informojë qytetarët,” citon REL Vuçiqin.
I pyetur nga gazetarët nëse përfaqësuesit shqiptarë nga komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë do të shkojnë në Tiranë për bisedime, Vuçiq tha se nuk ka frikë nga bisedimet e tilla, për siç i ka quajtur ai, dëshirat e disave të cilat nuk janë të reja.
"Le t’i presim rezultatet dhe kështu mund të shohim se kush çka ka fituar, e kush çka ka humbur. Në marrëveshjen eventuale me shqiptarët, duhet ta dimë që të gjithë do të humbim ngapak”, tha Vuçiq,
Ai tha se ditët në vijim do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
-
Vuçiq: S’na detyrojnë ta njohim Kosovën, s’do të nënshkruaj kurrë marrëveshje
-
Vuçiq nuk është shumë optimist për bisedimet e të martës në Bruksel
-
Vuçiq: Ditë e vështirë për serbët dhe Serbinë
-
Vuçiq shpreson në arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën
-
Vuçiq do dialog me Kosovën, por jo zgjidhje të komanduar