Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bisedoi sot në New York me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, për dialogun e Serbisë me Kosovën, situatën në rajon dhe rrugën evropiane të Serbisë.
Vuçiq ka thënë se Serbia konsideron OKB-në si organizatën më të rëndësishme ndërkombëtare, nga pikëpamjet e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial, dhe se kjo rëndësi do të jetë edhe më e madhe gjatë mandatit të Antonio Guteress, njoftoi presidenca serbe, përcjell televizioni publik.
Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres theksoi se po ndjek përparimin e Serbisë dhe përgëzoi presidentin Vuçiq për iniciativën për hapjen e dialogut të brendshëm të Kosovës.
Siç thuhet, presidenti Vuçiq, i cili me këtë takim përfundon qëndrimin e tij në New York, i kërkoi sekretarit të Përgjithshëm Guterres të vizitojë Serbinë.
-
Zyrtari i OKB-së rikonfirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
-
Vuçiq: Vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen çështjet e hapura me Kosovën
-
Guterres: SHBA-ja beson se fuqia e saj vlen më shumë se e drejta ndërkombëtare
-
OKB-ja “e shqetësuar për mosrespektimin e të drejtës ndërkombëtare” në rastin e Venezuelës
-
Vuçiqin e shqetëson armatosja e Kosovës