Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është takuar të premten me kryetarin e komitetit ushtarak të NATO-s, admiralin Rob Bauer.
Vuçiqi ka njoftuar për këtë takim përmes llogarisë së tij në Instagram, duke thënë se kishte një bisedë të mirë me admiralin Bauer dhe se paqja dhe de-përshkallëzimi i tensioneve janë detyra kyçe për të gjithë.
“Bisedë e mirë me admiralin Rob Bauer, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s. Paqja dhe de-përshkallëzimi i tensioneve janë detyra kyçe për të gjithë ne. Serbia është ushtarakisht neutrale, por do të vazhdojë bashkëpunimin korrekt me NATO-n”, ka shkruar Vuçiqi.
Artikuj të ngjashëm
-
Ambasadori amerikan në NATO i qartë me Vuçiqin: Siguria juaj varet nga zgjedhja e partnerëve të duhur
-
Vuçiqi takon Sorensenin, pohon se është thelbësore zbatimi i marrëveshjeve
-
Rutte në bisedë telefonike me Vuçiqin: Është e rëndësishme të punojmë për stabilitetin në Ballkan
-
Vuçiq e Stoltenberg polemizojnë për ushtrinë serbe dhe për sulmin në Banjskë
-
Vuçiq-Stoltenbergut: Është punë e jona ku e vendosim ushtrinë