Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq: Ç’fushatë është nëse nuk shkoj në Kosovë?

Lider i partisë Përparimtare serbe dhe kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se gjatë fushatës presidenciale do ta vizitojë Kosovën dhe se pret përkrahje të madhe të qytetarëve që jetojnë Kosovë, transmeton Koha.net

"Ç’fushatë është ajo që të mos shkohet në Kosovë? Pres përkrahje të madhe atje, herën e kaluar kemi fituar 67 për qind, tash presim fitore 70 për qind”, citon tanjug të ketë thënë Vuçiq i cili s’e ka treguar datën kur do ta vizitojë Kosovën.

Zgjedhjet presidenciale në Serbi mbahen më 2 prill, fushata zgjat 1 muaj.

Vuçiq për herë të fundit në Kosovë ka qenë në prillin e vjetëm.

Artikuj të ngjashëm