Kosova është një ndër temat me të cilën kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, bën fushatë në përpjekjen e tij për t’u zgjedhur president i Serbisë.
Madje, Vuçiq është zotuar, të enjten, se në kuadër të fushatës së tij zgjedhore do të qëndrojë edhe në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç raporton agjencia e lajmeve FoNet, në një paraqitje publike në Vranjë, i pyetur nga gazetarët, Vuçiq ka thënë se gjatë fushatës zgjedhore për president të Serbisë ai do të qëndrojë edhe në Kosovë, ku ai shpreson se “do të fitojë përkrahjen e popullit serb prej së paku 70 për qind”, përcjell Koha Ditore.
“Çfarë fushate është kjo nëse nuk shkoj në Kosovë?”, tha Vuçiq para gazetarëve në Vranjë. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.