Në Zrenjanin, qytet i Vojvodinës në Serbi, sot ka gdhirë një grafit me thirrjen “vriti shqiptarët”, transmeton Koha.net.
Nuk është hera e parë në këtë qytet vojvodinas me shumicë serbe të shkruhen grafite të tilla me përmbajte urrejtëse kundër shqiptarëve. Raste të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë jo vetëm gjatë këtij viti.
Lidhja e Socialdemokrate e Vojvodinës sot e ka dënuar në mënyrën më të rreptë dukurinë e tillë dhe ka kërkuar nga organet përkatëse zbulimin e shkruesve, përcjell agjencia serbe lajmeve FoNet.
Ata që e kanë shkruar mesazhin e tillë kundër shqiptarëve, kanë shkelur kushtetutën e këtij vend dhe kanë fyer qytetarët e tij, thuhet në reagimin kësaj partie.
Në Zrenjanin jetojnë mbi 100 shqiptarë dhe ata atje kanë ekonomi të vogla private si furra buke, etj.
Edhe
Grafite antishqiptare në Zrenjanin, Mustafa i quan produkt të sistemit aktual në Serbi
Para tre ditësh kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, kishte thënë se “shqiptarët kanë zbritur nga mali”.
Kjo deklaratë raciste është dënuar nga liderë të Kosovës si dhe nga Bashkimi Evropian.
-
Mbi grafitin “Falënderojmë Kosovën për librat” në shkollën e Bujanocit shkruhet “Kosovo je Srbija”
-
Grafite kërcënuese ndaj Kurtit në veri
-
Pas mbulimit të muraleve në veri, shpërndahen fletushka për vendosje të flamujve serbë
-
Mbishkrimet “vritini shqiptarët”, Kamberi letër ambasadorëve: Po nxitet dhuna ndaj shqiptarëve