Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vranësira e skllotë gjatë ditës së sotme

Foto: Koha / ilustrim

​Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe herë-herë me reshje shiu dhe bore, proces që njihet me termin skllotë.

Sipas institutit, reshjet do të jenë më të theksuara në Dukagjin, por edhe në jug dhe jugperëndim të vendit do të ketë reshje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë herë-herë me vrull, ku shpejtësia maksimale nëpër disa zona mund të arrijë deri 17m/s”, thuhet në njoftimin e institutit.