Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot

Mot me shi

Foto ilustrim

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu. Reshje bore pritet të ketë në viset malore.

Në orët e para parashihet të ketë mjegull të lehtë deri të dendur.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të ulën deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.

Ndërsa fundjava parashihet me rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.