Mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell parashihet të mbajë në pesë ditët e ardhshme, duke nisur nga 13 janari. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në mëngjes parashihet të ketë ngrica dhe mjegull.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.
“Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të mundësojë që në disa territore mjegulla të mbetet më shumë orë gjatë ditës, ndërsa, sa i përket cilësisë së ajrit, ajo do të mbetet në vlerat e pashëndetshme, për shkak të prezencës së masave bllokuese anticiklonike. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu dhe verilindja”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.