Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vranësira dhe reshje shiu sot në Kosovë

Foto: Arben Llapashtica

Sot dhe nesër mbi vendin do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta diellore.

Vranësirat gjatë ditës, kryesisht pasdite parashihen të shoqërohen me shi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të premten parashihen riga lokale, ndërsa të shtunën, shi me intensitet mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.