Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vrajolli: Policët e dorëhequr në veri paguheshin dyfish

Mentor Vrajolli, drejtor ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, ka thënë se policët serbë që kanë dhënë dorëheqje nga puna në Policinë e Kosovës, merrnin paga të dyfishta.

Ai për “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se një pjesë e madhe e tyre ka marrë paga të dyfishta dhe kanë pasur orientim nga Beogradi.

“Një pjesë e tyre mbase kanë marrë paga të dyfishta qysh nga koha e riintegrimeve. Identiteti i tyre ka qenë i orientuar nga Beogradi. Ndoshta jo të gjithë, por një pjesë e madhe po. Mendoj se kjo ka qenë arsyeja pse kanë hequr dorë nga të hyrat. Dikush ju ka premtuar atyre para, dhe gjasat janë të mëdha të mos kthehen më në Polici”, tha Vrajolli.