Trupi Zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës sot voton për zgjedhjen e myftiut për mandatin e ri 2018-2023.
Mbledhja mbahet në sallën e konferencave në selinë e Kryesisë së BIK-ut me fillim prej 12:00.
Në garë për këtë post janë myftiu Naim Tërnava dhe anëtari i kryesisë së BIK-ut, Reshat Mexhiti.
Për të dy këta kandidatë do të votojë trupi zgjedhor, i cili përbëhet nga 28 delegatë të Kuvendit, 28 kryetarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës në 28 komuna, si dhe një përfaqësues nga Medreseja dhe një nga Fakulteti i Shkencave Islame, shkruan KSP.
Që 13 vjet Tërnava është myfti i Kosovës, duke përfunduar tri mandate në krye të institucionit më të rëndësishëm të besimit islam në vend.
Artikuj të ngjashëm
-
Naim Tërnava zgjidhet për herë të pestë në krye të BIK-ut
-
Tërnava vazhdon në krye të BIK-ut
-
Ish-arkëtari pretendon se myftiu Tërnava kërkoi para nga BIK-u pa mbulesë
-
Bashkësia Islame thërret konferencë urgjente për grevën në arsim
-
Tërnava akuzohet se po e përdor Xhaminë e Madhe për të siguruar edhe një mandat