Për rreth tri orë, mëngjesin e së enjtes, Spitali i Pejës është përballur me mungesë oksigjeni. Kjo sipas drejtorit të Spitalit të Pejës, Skënder Dreshaj, ka ndodhur si pasojë e vonesës në furnizim nga kompania e kontraktuar nga Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës (SHSKUK), shkruan sot Koha Ditore.
Pacientët janë ankuar për këtë gjë, ndërkohë që Dreshaj, si dhe Zyra për media e SHSKUK-së, kanë thënë se tashmë problemi është evituar.
Dreshaj ka theksuar se kanë pasur oksigjen rezervë për raste urgjente, porse nuk e kanë përdorur për raste që, sipas tij, kanë mundur të presin, dhe se e kanë ruajtur për raste emergjente, sepse nuk kanë qenë të sigurt se kur do të mundë të fillojë furnizimi...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Vazhdon ngërçi në tenderin për materiale të hemodializëse
-
Mungesa e stafit vështirëson shërbimet në disa reparte të spitaleve të Pejës dhe Gjakovës
-
Rëndohet gjendja në Spitalin e Pejës, kërkohet shtim i personelit mjekësor
-
Zemaj e mohon të ketë mungesë oksigjeni në Spitalin e Gjakovës
-
Spitali i Pejës është gati të punojë me të gjitha kapacitetet nga 1 qershori