Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Von Cramon: Shpresoj në gjetjen e zgjidhjes edhe për targat dhe në marrëveshje finale

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për dokumente ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Cramon ka shkruar në Twitter se shpreson që së shpejti të arrihet edhe marrëveshja për targat dhe në fund, edhe marrëveshja finale mes dy vendeve.

“Më vjen mirë të dëgjoj se një marrëveshje është arritur nën udhëheqjen e BE-së me mbështetjen e qartë të emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Esocar. Shpresojmë që zbatimi i shpejtë të çojë në gjetjen e zgjidhjes së targave të veturave dhe të na afrojë me marrëveshjen përfundimtare të normalizimit”, ka shkruar ajo në Twitter.