Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Von Cramon pyet BE-në për veriun: Kur do të sanksionohen këta njerëz

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka pyetur zyrtarët e BE-së se kur duhet të sanksionohen sulmuesit e Policisë së Kosovës, derisa ka shpërndarë pamjet e publikuara nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ku shihet nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq.

Ajo ka shkruar në Twitter se sulmuesve të Policisë së Kosovës duhet t'u ngrihen asetet dhe t'u ndalohet lëvizja në shtetet evropiane.

"Ky duhet të paktën të jetë fillim (siç SHBA-ja bëri dikur)" , ka shkruar ajo.

Raportueses për Kosovën në PE i ishte komentuar një deklarim kur kishte vizituar veriun e Kosovës më 28 maj të këtij viti.

Ajo iu kishte thënë zyrtarëve të Policisë së Kosovës se “çka dreqin ju solli këtu”, me ç’rast kishte marrë reagime edhe të zyrtarëve të shtetit.