Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Von Cramon: Nuk kishte nevojë të shkarkohej Qeveria

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, është shprehur tejet e zhgënjyer me zhvillimet politike.

Cramon në një intervistë për emisionin “Desku” në KTV, tha se në këtë kohë pandemie, Kosovës i duhet një Qeveri funksionale dhe forca të përgjegjshme politike.

“Vërtet shtrohet pyetja nëse votimi i mosbesimit apo mocioni janë sinjal i mirë, dhe nëse vërtet ka qenë e nevojshme në këtë situatë. Për mua në përgjithësi, kjo ka qenë një lëvizje tërësisht e panevojshme nga shefi i partisë, zoti Mustafa, nga LDK-ja. E besoj se ka qenë e pikëllueshme ngase shumë njerëz nga shumë anë, francezët, gjermanët e gjithashtu edhe Kuinti, shumë OJQ të ndryshme po bënin thirrje që të mos ndërmerrej ky hap dhe tash jemi në një situatë të cilën unë nuk e njoh mirë, se çfarë lejon Kushtetuta e Kosovës apo çfarë hapësirë jep. E di se zyrtarisht Presidenti duhet t'ia japë mandatin grupit

më të madh në Kuvend, e kjo do të ishte VV-ja.

Se çfarë domethënie ka tash dhe si të tejkalohet kriza pas prishjes së koalicionit, vërtet nuk e di”, tha von Cramon.

Edhe Von Cramon: Menjëherë të hiqen vizat për Kosovën Arbëri Von Cramon: Menjëherë të hiqen vizat për Kosovën

Sipas saj, kjo nuk i shërben popullit në Kosovë, e as shtetit në nivelin ndërkombëtar.

Ajo ka vlerësuar gatishmërinë e kryeministrit, tashmë në detyrë, Albin Kurti, për heqje të tarifës.

Ajo thotë se nuk kishte asnjë nevojë për rrëzim të Qeverisë, meqë i kishte vetëm 50 ditë dhe u shpreh e gatshme për bashkëpunim.

“Për ne si vëzhgues ndërkombëtarë nuk kishte nevojë që të shkarkohej qeveria apo të kërkohej mocioni i mosbesimit. Por nga ana tjetër vinin ‘cicërimat’ e ambasadorit Grenell që e kërkonte heqjen e taksës. SHBA-ja dhe BE-ja kanë pasur

qëndrime të kundërta për zhvillimet e fundit në Kosovë”, tha ajo.

Von Cramon nuk ka dashur të flasë për mungesën e kohezionit në këtë rast, por ka shtuarës politika e jashtme e presidentit të SHBA-së, Donald.

Trump është shumë e veçantë dhe se “është shumë vështirë të planifikohet apo të kalkulohet se cili do të jetë hapi i ardhshëm”.

Edhe Von Cramon i kërkon Kurtit vazhdim të dialogut dhe respektim të marrëveshjeve ekzistuese Video Von Cramon i kërkon Kurtit vazhdim të dialogut dhe respektim të marrëveshjeve ekzistuese

“Për ne është me rëndësi të flasim me një zë si Bashkësi ndërkombëtare, si donatorë të jashtëm dhe sa kam parë nga deklarata e Kuintit një ditë para votimit të mocionit, ekzistonte qëndrimi unik dhe nuk e kuptoj se pse qe e nevojshme që ambasadori amerikan të dilte me porosi të kundërt të njëjtën ditë apo të nesërmen.

Për mua qe vështirë e kuptueshme ashtu si për shumë njerëz në Kosovë”, ka thënë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian.