Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovë, Viola von Cramon, ka kritikuar e Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti rreth iniciativës për ndryshime të shpejta të Ligjit për Zgjedhje. Ajo ka thënë se nuk ishte fillim i mbarë i Kuvendit të Kosovës, dhe se pritshmëritë ishin që votimi i presidentit të kalonte pa probleme.
“Në vend të kësaj ne kemi qenë dëshmitarë të një tentimi të kryeministrit Albin Kurtit për t’i shantazhuar grupet tjera parlamentare për një kod të ri zgjedhor”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.
Si pasojë e iniciativës së Kurtit, pati reagime të shumta nga partitë opozitare, duke e quajtur si cenues të demokracisë, pasi vinte në kohën kur të gjithë pritnin për seancën e votimit të presidentit.
Për ndryshimin e Ligjit, Raportuesja e PE-së për Kosovë ka thënë se kjo duhet bërë në mënyrë të duhur.
-
Von Cramon e quan të papranueshëm votimin e Kurtit në zgjedhjet në Shqipëri
-
Von Cramon: Propaganda qeveritare i dobëson shanset e Kosovës për progres
-
Von Cramon: Gabim i madh që palëve nuk iu kërkua nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit
-
Mustafa: Von Cramon dha kontribut të jashtëzakonshëm që VV-ja të vijë në pushtet
-
Kurti e falënderon Von Cramonin për angazhimin e saj për liberalizimin e vizave