Ish-kryeministri Isa Mustafa, e ka akuzuar raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon për ndihmë në ardhjen e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet.
Ai ka thënë se Von Cramoni e ka mbajtur lartë flamurin e Vetëvendosjes, duke i atakuar partitë tjera pak para zgjedhjeve.
“Po harrojnë ta falënderojnë raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, për kontributin e jashtëzakonshëm të saj për ardhjen e VV-së në pushtet. Jashtë çdo norme normale, me subjektivizëm të pashoq, me përzierje flagrante në relacionet e brendshme partiake e demokratike e me anim të hapur, Cramon e mbajti lartë flamurin e Vetëvendosjes, duke atakuar para zgjedhjeve partitë që sot janë në opozitë. Sot nuk e di a është raportuese e VV-së apo e shtetit që VV synon çdo ditë ta shndërrojë në diktaturë”, ka shkruar ai.
Kryeministri Albin Kurti ka takuar të shtunën mbrëma raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Nga Zyra e Kryeministrit kanë njoftuar se temë diskutimi në këtë takim kanë qenë zgjedhjet në Bashkimin Evropian që pritet të mbahen këtë vit, zhvillimet në rajon dhe agjenda e Qeverisë për këtë vit.
“Duke folur për zhvillimet pozitive në këtë fillimvit, kryeministri veçoi liberalizimin e vizave për çka e falënderoi znj. Cramon për punën dhe angazhimin e saj. Në më pak se tri vite qeverisje, Kosova prin në rajon për qeverisjen e mirë, demokracinë, sundimin e ligjit dhe zhvillim ekonomik. Kryeministri e falënderoi dhe shprehu vlerësimin për rolin dhe angazhimin e znj. Cramon në Parlamentin Evropian”, thuhet më tej në njoftim.
-
Kurti e falënderon Von Cramonin për angazhimin e saj për liberalizimin e vizave
-
Von Cramon mezi pret ta shohë Kosovën si anëtare të plotë të Këshillit të Evropës
-
Von Cramon: Propaganda qeveritare i dobëson shanset e Kosovës për progres
-
Von Cramon vlerëson Rugovën, i bën thirrje Qeverisë të shfaqë më shumë vetëpërmbajtje
-
Von Cramon: Gabim i madh që palëve nuk iu kërkua nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit