Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është ndër gratë për inspiruese në Ballkanin Perëndimor.
Cramon në një postim më Twitter, ka thënë se Ballkani Perëndimor është me plot gra frymëzuese që luftojnë për paqe dhe siguri në rajon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Cila nga gratë më ka inspiruar? Ballkani Perëndimor është me plot gra frymëzuese që luftojnë për paqe e siguri në rajon. Njëra nga to është Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit të Kosovës. Ajo nuk dorëzohet”, ka shkruar Cramon.
Kjo nuk është hera e parë që Cramon mbështet Osmanin. Pas rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe kritikave për këtë të Osmanit, diplomatja gjermane kishte thënë “se ajo ka të drejtë”.