Bashkimi Evropian duhet ta “rivlerësojë” strategjinë mbi Kosovën dhe Serbinë, ka thënë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
“Jam thellësisht e shqetësuar me sulmin në Banjskë dhe me pasojat e mundshme përshkallëzuese që mund të ketë prodhuar”, ka thënë ajo.
Von Cramon i ka thënë Guardianit të martën se “ne kemi qenë dëshmitarë të përkeqësimit dhe ngërçit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”.
Milan Radoiçiq pranoi se e kishte organizuar grupin e armatosur në sulmin në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vdekur rreshteri Afrim Bunjaku. Cramon ka theksuar se duhet të merret vesh se me ndihmën e kujt e bëri ai këtë.
“Duhet ta dimë se në çfarë përmase dhe me ndihmën e kujt ai e ka kryer sulmin, marrë parasysh sasinë e municionit dhe automjeteve të blinduara”.
Edhe
Von Cramon: BE-ja dhe NATO të dalin me një plan sigurimi për veriun e Kosovës
“BE-ja tani duhet ta rivlerësojë të gjithë strategjinë rreth bisedimeve Kosovë-Serbi dhe Ballkanit Perëndimor në përgjithësi”.
Von Cramon ka deklaruar se nevojitet përforcim i menjëhershëm i KFOR-it dhe EUFOR-it.
-
Von Cramoni fton KFOR-in të shtojë prezencën në veri
-
Përfaqësuesi i BE-së bën thirrje që të sillen para drejtësisë autorët e sulmit në Banjskë
-
EULEX-it rithekson thirrjet e BE-së për llogaridhënie për sulmin në Banjskë
-
BE-ja e shqetësuar se kryerësit e sulmit të Banjskës në vend të dënimit marrin pjesë në protesta në Serbi