Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sonte në një konferencë, u shpreh se ai dhe subjekti i tij VMRO-DPMNE nuk do ta njohin Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Mickoski njëherësh paralajmëroi padi penale ndaj kreut të Kuvendit maqedonas, Talat Xhaferi për siç u shpreh shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve, raporton Alsat.
Në ndërkohë theksoi se Ligji vjen si rezultat i një marrëveshjeje mes LSDM-së dhe BDI-së, të cilat nuk kanë mbajtur llogari për pasojat që do të sjellë miratimi i këtij ligji.
Mickoski njoftoi se partia e tij do të ngrejë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese, rreth kushtetutshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Ligji për gjuhët, mes ultimatumeve dhe rrezikut për rrëzimin e Qeverisë së Maqedonisë
-
Ivanovi e quan shkelje të kushtetutës shpalljen e Ligjit për Gjuhët në Maqedoni
-
Opozita në Maqedoni thotë se shpallja e Ligjit për Gjuhët është vepër penale
-
Kryeparlamentari Xhaferi nuk konfirmon fuqizimin e Ligjit për Gjuhët
-
Ligji për shqipen në Maqedoni hyn në fuqi së bashku me Marrëveshjen për emrin