Kandidatja për deputete e PDIU, Mesila Doda nuk ka arritur të sigurojë votat për mandatin e deputetit, kështu që ka ngelur jashtë Kuvendit të Shqipërisë. Ajo së fundi ishte një protagoniste në zhvillimet politike në Maqedoni, pas deklaratave të forta në mbrojtje të shqiptarëve dhe jetësimit të idesë së Iliridës, informon INA.
“Do të them dy fjalë për një krahinë që më rrinë fort në zemër, është vëndi karshi, Ilirida, krahinë e moçme shqiptare, që edhe emrin sot ia kemi harruar. Dikush i thotë Maqedoni dikush i thotë FYROM ne e ripërsërisim: ILIRIDA”, kishte theksuar Mesila Doda.
Ajo ka qenë në shënjestër të kritikave nga Shkupi zyrtar dhe VMRO-DPMNE, me ç’rast ishte thirrur ambasadori shqiptar për të shpjeguar qëndrimet e deputetes shqiptare.
Deputetja e porositi presidentin maqedonas Gjorge Ivanov që të mos i kërcënojë shqiptarët e Maqedonisë me ushtri, ngase edhe ata kanë bij që do të kapin armët për të mbrojtur vëllezërit në Iliridë, duke përmendur ushtarët e UÇK-së në Sharr dhe mesazhin e tyre të djeshëm se janë të gatshëm të mbrojnë bashkëkombësit në rast të rrezikimit të sigurisë së tyre.
-
Deputetja e Shqipërisë kërcënohet me vdekje për shkak të bindjeve të saj rreth Maqedonisë
-
Deputetja Doda: Ose Ivanov të japë dorëheqjen, ose shqiptarët të shpallin mëvetësinë e tyre
-
Sot heshtje zgjedhore në Maqedoni
-
Në mungesë të epilogut për emrin, Maqedonia rrezikon ndarjen
-
Opozita maqedonase paralajmëron mbi 200 padi për referendumin