Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka hasur në një problem në Facebook.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Çitaku njoftoi se asaj i është ç’aktivizuar llogaria në këtë rrjet social.
Ajo ka sqaruar se nuk i ka shkelur rregullat asnjëherë, ndërsa bllokimin e llogarisë së saj e ka quajtur qesharak.
“Jo se më intereson kaq shumë Meta, por ka zero arsye për të çaktivizuar llogarinë time në Facebook. Nuk i kam shkelur asnjëherë rregullat, kurrë. Mund të kem një ose dy ide se kush e raportoi faqen time, por kjo është thjesht qesharake. Gjithsesi”, ka shkruar Çitaku.
Not that I care that much @Meta, but you have zero grounds to disable my @facebook. I have never violated the rules, NEVER.
— Vlora Çitaku (@vloracitaku) February 13, 2022
I might have an idea or two as to who reported my page, but this is simply ridiculous.
Anyways. pic.twitter.com/uMilW6tmmH
-
Çitaku: Qeveria po e pezullon politikën e jashtme
-
Çitaku: Kosova po izolohet e Serbia po thellon partneritetin strategjik me SHBA-në
-
Çitaku për rrjetet sociale të Presidencës: Inate provinciale, tallje me qytetarët
-
Çitaku: Ambicia e shfrenuar e LVV-së për kontroll total të institucioneve po e çon vendin në zgjedhje
-
Çitaku për VV-në: Kësaj mendësie më 28 dhjetor i vjen fundi