Në Ministrinë e Shëndetësisë u mbajt takimi i tretë i Komitetit Drejtues të Projektit të Zyrës Zvicerane për bashkëpunim në Kosovë (SDC): “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor” (Accessible Quality Healthcare), në të cilin u raportua për implementimin e fazës së projektit që përfshin periudhën 1 janar - 31 dhjetor 2016.
Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, tha se zhvillimi i këtij projekti ka rëndësi për sistemin shëndetësor në Kosovë, në veçanti për Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe qytetarët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Bazuar në ecurinë e deritanishme të projektit, vlerësojmë se jemi në rrugën e duhur për fuqizimin e shërbimeve përmes komponentëve të projektit për të arritur objektivat tona dhe sigurimin e qasjes për një mbulueshmëri universale me shërbime…”, tha Rrahmani.
Bashkë-drejtuesi i këtij projekti, Bernhard Scoland nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim, tha se qëllimi i takimit të tretë të Komitetit Drejtues të Projektit është që të jepen informacione rreth ecurisë së deritanishme të këtij projekti dhe aktiviteteve të zhvilluara deri në këtë fazë.
Menaxherja e projektit, Debra Stevenson, tha se në fazën e parë, projekti ka qenë i fokusuar në tre rezultate: Në mbështetjen e mjekëve dhe infermierëve në Kujdesin Parësor Shëndetësor që të ofrojnë shërbime kualitative shëndetësore për komunitetin, përfshirë edhe grupet vulnerabile; rezultati i dytë - mbështetja e menaxherëve të institucioneve shëndetësore nëpër komunat e përzgjedhura për përmirësimin e performancës për shërbime që u përgjigjen nevojave të komunitetit dhe, rezultati i tretë-angazhimi i vet komunitetit për realizimin e të drejtave për shërbime shëndetësore cilësore dhe qasje në mbrojtjen shëndetësore.
Gjatë elaborimit të aktiviteteve të zhvilluara, Stevenson tha se drejtuesit e projektit janë të kënaqur me angazhimin e akterëve të përfshirë në të gjitha nivelet; është zhvilluar qasje bashkëpjesëmarrëse në projekt; të gjitha trajnimet e ofruara kanë qenë të akredituara nga Bordi për Edukim të Vazhduar Profesional si dhe nga aktivitetet e zhvilluara ka filluar të krijohet edhe një bazë e të dhënave të besueshme.
Në këtë takim, u diskutua edhe për sfidat dhe hapat e periudhës së ardhshme të zhvillimit të Projektit që do të zgjas deri më 2019, e që lidhen me trajnime të mëtejme, ngritje e cilësisë së shërbimeve shëndetësore përmes sigurimit të kujdesit shëndetësor të qasshëm dhe kualitativ; përkrahje për zhvillimin e udhërrëfyesve dhe protokolleve klinike;ngritjen e kapaciteteve për kualitet të shërbimeve dhe mbikëqyrje të tyre; hulumtime në fushën e shëndetësisë, etj.