Në kuadër të procesit për zhvillimin e udhërrëfyesve dhe protokolleve klinike, Ministria e Shëndetësisë, me përkrahjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Kosovë, lansoi sot tre udhërrëfyes të tjerë klinikë për Kujdesin Parësor Shëndetësor: Udhërrëfyesin për menaxhimin e Hipertensionit arterial; Udhërrëfyesin për menaxhimin e Astmës bronkiale dhe Udhërrëfyesin për menaxhimin jo-farmakologjik të sëmundjes së diabetit.
Sekretari i Përgjithshëm, Dr. Naim Bardiqi falënderoi SDC që përmes Projektit të AQH-së-së për ofrim të shërbimeve të qasshme dhe cilësore në sektorin e shëndetësisë, ka ofruar përkrahjen e tyre edhe në publikimin e këtyre tre udhërrëfyesve për KPSh, sikurse edhe Qeverinë e Luksemburgut dhe UNFPA-në për mbështetjen e tyre në procesin e zhvillimit të udhërrëfyesve dhe protokolleve klinike për nivelet e tjera të Kujdesit Shëndetësor në Kosovë.
Zëvendësdrejtori i SDC për Kosovë, z. Bernhard Soland, tha se sëmundjet jo-ngjitëse si hipertensioni dhe diabeti janë jë problem global që kanë ndikim të drejtpërdrejt në jetën e të prekurve dhe familjeve të tyre. Projekti AQH, theksoi ai, ka zhvilluar pakon e shërbimeve për diabet dhe hipertension që kanë për synim përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor.
-
Këshillimorja e parë në Prishtinë ndihmon pacientët në menaxhimin e sëmundjeve kronike
-
Zemaj nënshkruan tre udhërrëfyes klinikë për trajtimin e disa sëmundjeve
-
Në Ditën e Diabetit raportohet për trend të lartë të rritjes së kësaj sëmundjeje në Kosovë
-
Lansohen katër udhërrëfyesit e parë klinikë
-
Shëndetësia e Vushtrrisë u bë me qendër të veçantë për diabetin dhe hipertensionin