Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shëndetësia e Vushtrrisë u bë me qendër të veçantë për diabetin dhe hipertensionin

Vushtrri, 19 prill - Në Qendrën kryesor të Mjekësisë Familjare në Vushtrri sot është lancuar projekti i ofrimit të pakos së shërbimeve dhe këshillimeve për sëmundjet jo ngjitëse e në veçanti për diabetin dhe hipertensionin.

Kjo është e para e këtij lloji, që do të bëhet në 6 qendra të Kosovës

Kjo pako e shërbimeve për diabet dhe hipertension synon të përmirësojë cilësinë e kujdesit shëndetësor duke vendosur standarde dhe praktika të mira ndërkombëtare si dhe të ofrojë edukim më të mirë shëndetësor për pacientët, të cilët janë në rrezik të zhvillimit të diabetit dhe hipërtensionit, por edhe atyre që tashmë janë diagnostikuar.