Pacolli në këtë takim tha se qeveria e Kosovës është e bindur se pas ratifikimit të Marrëveshjes mbi Demarkacionin me Malin e Zi, Komisioni Evropian do të vlerësojë pozitivisht përpjekjet e Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”,
Pacolli foli edhe për synimin e Kosovës, që të aplikojë për statusin e kandidatit në të ardhmen e afërt, ndërkohë që ka bërë thirrje për mbështetjen e Parlamentin Evropian tek shtetet jo-njohëse të BE-së dhe për përkrahje në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Soltes, siç thotë kumtesa, ka vlerësuar progresin e gjithmbarshëm të arritur nga institucionet të Kosovës mbi implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Agjendës së Reformave Evropiane si dhe përkushtimin në lidhje me përmbushjen e kritereve të fundit mbi liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës.
-
BE: Kosovës i duhen institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane
-
Osmani thotë se sfidat e Raportit të Progresit duhet të trajtohen me prioritet
-
Kosova e Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e shërbimeve të besuara e identifikimit elektronik
-
BE-ja kërkon stabilitet institucional për avancimin e Kosovës
-
BE kërkon zbatim më efikas të projekteve të IPA-s në Kosovë