Në Kuvendin e Kosovës është rithemeluar Këshilli për Zhvillim që Qëndrueshëm, kjo është bërë në bashkëpunim në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Zyrës Koordinatorit për Zhvillim të Kombeve te Bashkuara
Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ka thënë se është e pamundur që vendi t’i tejkalojë problemet pa bashkëpunimin.
Osmani tutje ka thënë se përmes rithemelimi të Këshillit të SDG në Kuvendin e Kosovës po bëhen më të zëshëm në zbatimin e objektivave që janë të rëndësishme për të tashmen e sigurt por edhe për të ardhmen.
"Të gjithë duam barazi gjinore, ujë dhe rrymë 24 orë dhe një jetë më të mirë pa dallim, e të gjitha këto i ngërthen në vete agjenda e vitit 2030. Në Kuvendin e Kosovës e kemi kuptuar rëndësinë e kësaj agjende prandaj e kemi miratuar rezolutën e objektivave për qëndrim të qëndrueshëm. Sot në këtë kohë kur po ballafaqoheni me pandeminë dhe e kemi të qartë më shumë se kurrë avancimin e agjendës, dhe duke garantuar një përfshirje të të gjitha palëve, ne kemi vendosur që në këtë ditë të flasim akoma më zëshëm. Sot kur problemet i kemi të përbashkëta është e pamundur të përballemi me to pa bashkëpunim me partneritet dhe aleanca. Ne nuk mund të lejojmë që koncepti i zhvillimit të vendit tonë të jetë një qasje klasike", ka thënë Osmani./ksp/
-
Osmani në Samitin për Demokraci: Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm për sundim të ligjit
-
Kurti: Ndikimi i pandemisë në ekonominë e Kosovës e ka thelluar varfërinë dhe pabarazinë
-
Konstituohet Grupi i Deputetëve të Gjelbër
-
Osmani e quan të domosdoshme heqjen e barrierave në Ballkan
-
Osmani: Gabim që me Serbinë po diskutohen çështjet e mbyllura