Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në takim me sekretaren e përgjithshme të Këshillit për bashkëpunim regjional (RCC) Majlinda Bregu, potencoi rëndësinë e heqjes së barrierave për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në Ballkanin Perëndimor.
Gjithashtu, kryetarja e Kuvendit, theksoi edhe domosdoshmërinë e përfshirjes së të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në projektet e përbashkëta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë kontekst, shtroi nevojën e përfshirjes së parlamenteve të rajonit në agjendën e gjelbër si dhe në përmbushjen e obligimeve që dalin nga procesi i Berlinit në funksion të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve.
Në takim u tha se bashkëpunimi regjional përherë është i rëndësishëm për zbatimin e kornizës shumëvjeçare të bashkëpunimit rajonal dhe ekonomik.