Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strashevski, njofton kumtesa ministrore.
Në këtë takim u bisedua për çështjet me interes të përbashkët në mes të dy shteteve, në veçanti në fushën e sigurisë.
Të dy bashkëbiseduesit e vlerësuan lartë bashkëpunimin në mes të Policisë së Kosovës dhe asaj maqedonase në pikat e kalimit kufitar.
Ambasadori Strashevski me këtë rast ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij, për të vazhduar dhe thelluar më tej bashkëpunimin me Kosovën.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova dhe Maqedonia shtojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë
-
Kosova e Maqedonia dinamizojnë punët për hapjen e pikës së re kufitare
-
Sefaj priti në takim një delegacion të lartë të policisë britanike
-
Forcohet bashkëpunimi i Policisë shqiptare dhe maqedonase
-
Biseda për bashkëpunimin Policisë së Kosovës me atë të Greqisë