Në ambientet e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) nën kryesimin e komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sot u zhvillua takimi i dytë zyrtar, në mes të lidershipit të FSK-së dhe Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s (NALT) për Ministrinë dhe FSK-në.
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, fillimisht theksoi rëndësinë e këtij takimi ndërmjet udhëheqësve të FSK-së dhe NALT-it, si organizatë dhe mekanizëm që punojnë shumë ngushtë bashkërisht, si dhe me një koordinim të vazhdueshëm në të mirë të zhvillimit dhe avancimit të FSK-së, e gjithashtu për rëndësinë e këtij bashkëpunimi me NALT-in, si dhe avancimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit me KFOR-in.
“Drejtori i NALT-it, gjenerali Hoffmann, u interesua rreth pozicionit aktual të FSK-së, aktiviteteve dhe planeve për të ardhmen. Ndërsa, zëvendës komandanti i KFOR-it, gjenerali Csombock u fokusua në ndërveprimet e suksesshme ndërmjet KFOR-it dhe FSK-së, sidomos në ushtrimet e përbashkëta fushore”, thuhet në njoftimin për media.
Ky ishte takimi i dytë me radhë i udhëheqësve të FSK-së dhe NALT-it, i cili mbahet me qëllim informimi, koordinimi dhe harmonizimi të aktiviteteve të përbashkëta.
-
Komandanti i KFOR-it shprehet i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit me FSK-në
-
Rama: FSK-ja e gatshme për misione paqësore
-
Soula: NATO do të vazhdojë bashkëpunimin me FSK-në
-
Partnerët ndërkombëtarë premtojnë vazhdim të mbështetjes për FSK-në
-
Gjeneral Rama në vizitë zyrtare në Maqedoni të Veriut, u bisedua për thellimin e bashkëpunimit