Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vlahutin: Ballkani Perëndimor prioritet i BE, muajt në vijim kyç për çeljen e negociatave

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin në fjalën e saj gjatë aktivitetit të shkollës verore evropiane deklaroi se Ballkani Perëndimor është prioritet i BE, ndërsa shtoi se muajt në vijim do të jenë kyç për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“Për çeljen e negociatave muajt në vijim do të jenë kyç”, transmeton noa deklaratën e ambasadores së BE-së Vlahutin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vlahutin vuri theksin tek lufta kundër krimit të organizuar, përfshirë asgjësimi i kultivimit dhe tregtisë së kanabisit.

Ndërkohë shtoi se ka ende disa paqartësi lidhur me ndryshimet që do të kemi sa i takon mekanizmave të bashkërendimit të BE.

“Ndryshimi nuk mund të vijë me anë të gjysmë zgjidhjeve. Integrimi europian nuk do të mund të arrihet nëse të gjithë nuk ecin përpara dhe Shqipëria nuk e ka luksin të humbasë talentet. I gjithë vendin duhet të ecë përpara.

Asnjë interes privat apo publik nuk mund të jetë më i rëndësishëm se interesi i të gjithë vendit. Shqiptarët kanë mjaft sa i takon zënkave, dëshirojnë të kenë rezultate dhe të jetojnë si të gjithë Europa”, u shpreh Vlahutin.