Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me ceremoni zyrtare në Tiranë nga homologu Bajram Begaj.
Pas ceremonisë në ambientet e Presidencës, Osmani do të takohet me homologun Bajram Begaj, ku do të mbajnë edhe një konferencë për media.
Osmani do të takohet edhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe me kryeministrin Edi Rama.
Në kuadër të kësaj vizite, presidentja Osmani do t`ia dorëzojë dekretin e nënshtetësisë së Kosovës, shkrimtarit me famë botërore, Ismail Kadare.
Agjenda do të vijojë në qytetin e Beratit, ku pas takimit me kryetarin e Bashkisë, Ervin Demo, Presidentes do t`i dhurohet titulli më i lartë i qytetit “Patroni i Kalasë”, e më pas do të vizitohen Kisha e Shën Mërisë dhe Muzeu Onufri.
Edhe
Osmani pret në takim Begajn: Kosova e Shqipëria të jenë përherë pranë njëra-tjetrës
Në Durrës, presidentja Osmani do ta ketë një takim me kryebashkiaken Emiriana Sako, do ta vizitojë Torrën Veneciane dhe Zyrën Doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.
Kjo është vizita e parë e presidentes së Kosovës që nga koha kur kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj mori detyrën./topchannel