Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vjosa Osmani mbërrin në Bruksel për vizitë dyditore

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën ka mbërritur në Bruksel, ku të martë dhe të mërkurën do të ketë takime me zyrtarë Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit, nga zyra e saj, të martën, do të ketë një takim me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli.

“Në kuadër të takimeve, zonja Osmani, gjithashtu do të takohet edhe me Oliver Varhelyi, Komisionar për zgjerim dhe fqinjësi. Gjatë qëndrimit në Bruksel, u.d. Presidentja e Kosovës, do të takohet edhe me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian: Rainer Wieland, zv.presidenti i PE-së, Lukas Mandl (EPP), Viola von Cramon- Taubade, raportuese për Kosovën në PE, Ilhan Kyuchyuk, nga Grupi Renew dhe Andrey Kovatchev, nënkryetar i EPP-së”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, të mërkurën, Osmani do ta ketë takim me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ndërmjetësues në dialogun Prishtinë-Beograd si dhe presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve Eliane Tillieux dhe presidenten e Senatit të Belgjikës, Stephanie D’Hose.

Artikuj të ngjashëm