Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e harmonizuar të çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për vitit 2016.
Publikimi i rregullt vjetor i Indeksit të Harmonizuar Çmimeve të Konsumit (IHÇK) ofron të dhëna me seri kohore statistikore, të ndryshimeve të çmimeve të konsumit prej muajit maj 2002 deri në muajin dhjetor 2016, të llogaritura me vitin bazë 2015=100.
Indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit në Kosovë në vitin 2016 ishte më i lartë mesatarisht 0.3% krahasuar me vitin 2015, thuhet në raport.
Për më shumë informata lidhur me Indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/cmimet