Dëshira e shqiptarëve për të ikur nuk ndalet. Krahas atyre që po kërkojnë të largohen përmes kontratave të punës, kryesisht në Gjermani, i lartë mbetet dhe numri i azilkërkuesve, ndonëse Shqipëria është një vend në paqe dhe që nuk konsiderohet si vend i rrezikshëm, ndryshe nga shtete të tjera si Siria e Afganistani, që shihen më me përparësi nga BE, pasi ikin nga kriza dhe lufta.
Të dhënat e Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO) bënë të ditur se në vitin 2019, aplikimet për azil nga Shqipëria ishin 22.9 mijë, me një rritje të lehtë prej 2% në raport me vitin e mëparshëm, duke iu kthyer tendencës rritëse pas katër vitesh radhazi, kur numri i azilantëve po vinte në rënie.
Rreth 88% e aplikimeve ishin për herë të parë, kurse pjesa tjetër ishin aplikime të përsëritura. Numri më i lartë i kërkesave për azil ishte në mars, shtator dhe tetor, kur i kaloi 2 mijë në muaj.
Të dhënat e EASO tregojnë se në total ka një numër prej rreth 15 mijë rastesh që janë pezull. Përgjithësisht, mbi 90% e vendimeve për herë të parë që merren për azilantët shqiptarë janë negative, pasi Shqipëria konsiderohet si një vend i sigurt.
Shqipëria renditet në listën e 10 vendeve që kanë nivelin më të lartë të kërkesave për azil së bashki me shtete të tilla si Siria, Afganistani, Venezuela, Pakistani, Turqia, Nigeria, Irani.
Edhe
Rritet numri i kërkesave për azil nga Shqipëria në vendet e BE-së
Të dhënat historike (shih grafikun) tregojnë se që nga viti 2013 ka një rritje të kërkesave për azil, që kulmoi në 2015-n, me rreth 68 mijë dhe më pas ndonëse erdhi në ulje, sërish mbeti më i larti nga shtetet e tjera të Europës që nuk janë pjesë e BE-së.
Në total, që nga viti 2013, janë rreth 200 mijë persona që kanë kërkuar azil në një nga vendet e BE-së.
Rriten për herë të parë nga 2015-a kërkesat për azil në BE
Të dhënat e EASO bëjnë të ditur se në vitin 2019, kishte rreth 714 200 aplikime për mbrojtje ndërkombëtare, duke u rritur me 13% krahasuar me vitin 2018. Kjo është rritja e parë që nga viti 2015.
10% e të gjitha aplikacioneve ishin aplikime të përsëritura në të njëjtin vend.
Shkalla e përgjithshme e pranimit në BE + mbeti e qëndrueshme në 33%.
Sirianët, afganët dhe venezuelasit paraqitën më së shumti kërkesa, një e katërta e totalit.
Edhe
Shqipëria ndër 10 vendet kryesore të origjinës së azilkërkuesve në Europë
Sirianët ende paraqitën shumicën e kërkesave për azil (72 254) duke përbërë 10% të të gjitha kërkesave në vitin 2019. Afganët, gjithashtu, vazhduan të renditen në vendin e dytë, por në këtë rast aplikimet u rritën ndjeshëm në krahasim me 2018 (59 706 aplikime ose + 32%) . Venezuelasit paraqitën dy herë më shumë aplikime sesa në 2018 (rreth 45 150), duke u renditur e treta dhe duke tejkaluar madje edhe irakianët, pakistanezët dhe nigerianët.
Lista e 10 shtetësive me më shumë aplikime përfshinte gjithashtu shtetasit irakenë, pakistanezë, turq, iranianë, nigerian dhe shqiptarë. Irakianët kërkuan azil shumë më pak se në vitin 2018 (- 19%), në përputhje me prirjen rënëse të vërejtur që nga viti 2015, ndërsa turqit paraqitën më shumë aplikime (+ 10%). Flukset relativisht të qëndrueshme u vunë re në pjesën tjetër të shtetësisë. 10 vendet kryesore paraqitën së bashku gjysmën e të gjitha aplikimeve në vitin 2019.
Një e katërta e të gjitha aplikacioneve u paraqitën nga personat që mund të hyjnë në zonën Shengen pa viza.
Aplikantët nga vendet e Liberalizuara të Vizave (VLC) priren të kishin nivele të ulëta të pranimit, përveç për shtetasit e El Salvador (37%).
Me gjithë aplikimet e rritura, vendet e BE + nxorën më pak vendime të shkallës së parë në krahasim me vitin 2018.
Sirianët (85%), jemenasit (82%) dhe eritreans (81%) kishin nivelet më të larta të pranimit, ndërsa maqedonasit e veriut dhe moldavët kishin më të ulëtat (1%).
Edhe
Politika “refuzohet” me ikje, në janar-korrik 14 mijë shqiptarë aplikuan për azil
Në fund të vitit 2019 kishte më shumë se 900 000 raste në pritje në të gjitha instancat në BE +./Monitor
{gallery}