Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me rastin e vizitës së kancelarit gjerman Olaf Scholz, sot do të ketë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta.
Në njoftim thuhet se policia do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror gjerman në Kosovë.
“Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
-
Policia do të bëjë ndërprerje të përkohshme të trafikut për vizitën e Von der Leyenit
-
Vizita e Ramës, Policia do të bëjë ndërprerje të përkohshme të trafikut
-
Policia njofton për ndërprerje të qarkullimit në disa rrugë për shkak të ardhjes së Gjukanoviqit
-
Ambasadori i SHBA-së në NATO viziton Kosovën, policia njofton për qarkullimin rrugor
-
Begaj në vizitë zyrtare në Kosovë, paralajmërohen ndërprerje të përkohshme të trafikut