Në fillim të vitit të ardhshëm nis ndërtimi i kompleksit banesor për punëtorët e sektorit publik
Komuna e Prishtinës sot ka prezantuar projektin “ Banimi i përballueshëm”, i cili parashihet të ndërtohet në Bërnicë dhe përfitues nga ky kompleks banesor do jenë punëtorët e sektorit publik.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti lidhur me këtë projekt tha se nuk ka projekt më të madh se ky me kosto të përballueshme që parashihet te ndërtohet në Bërnicë, dhe se një mundësi e tillë e banimit mund të aplikohet në gjithë Kosovën.
Sipas tij, familjet përfituese nga projekti banesor janë ata persona që punojnë në sektorin publik që nuk e kanë te zgjidhur çështjen e banimit.
“Në nëntor të këtij vitit do të shpallet konkursi se kush mund ta gëzoj këtë banesë. Kemi filluar këtë projekt në bashkëpunim me ndërmarrjen publike banesore që është ndër ndërmarrjet më te suksesshme në Kosovë që rinovon hyrjet e ndërtesave”, tha ai.
Edhe
Qeveria u kërkon komunave lokacione për “banimin e përballueshëm”
Sipas Ahmetit, janë në dispozicion 600-700 banesa, të mjaftueshme për familje me tre fëmijë, ndërsa tha se ndërtimi do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm.
Drejtori i Mirëqenies Sociale, Dren Kukaj, tha se për projektin me kosto të përballueshme janë analizuar edhe lagje të tjera të Prishtinës. Sipas tij kriteret për t'u bërë përfitues i këtij projekti janë: të mos kenë të zgjidhur çështjen e banimit, ata të cilët kanë kushte të vështira ekonomike, familjet e reja do të kenë më shumë përparësi, si dhe pikë shtesë do marrin gratë dhe nënat vetushqyese./ksp
-
Çiftet e reja në pritje të banesave të premtuara nga Qeveria
-
Ndryshime në projektin e “banimit të përballueshëm”, Zogiani: Jemi në fundin e përgatitjeve
-
200 milionë euro kostoja e ndërtimit të 4,000 banesave të Kurtit për çiftet e reja
-
“Banimi i përballueshëm”, Qeveria arrin marrëveshje për studim fizibiliteti