Ministri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia ka deklaruar se në Kosovë akoma nuk është identifikuar dhe diagnosifikuar asnjë rast me koronavirusi.
I pari i shëndetësisë në raportimin që po bën sot në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, theksoi se gjitha institucionet relevante shëndetësore janë mobilizuar me kapacitetet profesionale dhe teknike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDerisa tregoi se janë përgatitur edhe reparte të veçanta në Klinikën Infektive në rast se paraqitet ndonjë rast, kurse karantina sipas tij ende nuk është e nevojshme.
Në rastin e kundërt, tha si mundësi është Parku Inovativ në Prizren.
Ministri Vitia tha se në të gjitha pikat kufitare dhe aeroport tashmë gjenden ekipet shëndetësore.
Në këtë raportim, ministri ka marrë me veti edhe drejtorët e SHSKUK, IKSHP dhe Klinikës Infektive.
Ndërsa, kryesuesja e komisionit, Albena Rashitaj, tha se është përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve për të parandaluar këtë virus.
“Nuk është koha për panik, por është koha për veprime. Vendi ynë duhet të marrë masa të jashtëzakonshme për të parandaluar”, tha ajo.
Raportimi i ministrit Vitia para komisionit për shëndetësi është duke vazhduar në Kuvendin e Kosovës.