Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vitia jep sërish rekomandime për koronavirusin, në Kosovë asnjë i infektuar

Foto: Reuters / ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka mbajtur konferencë për media në të cilën ka thënë që Klinika Infektive ka njoftuar se në Kosovë, nuk është infektuar asnjë person me koronavirus.

Ministri Arben Vitia tha se është lajm i mirë që në Kosovë deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID 19, por megjithatë, ka ritheksuar disa rekomandime për qytetarët.

“Masat janë marrë, sot të gjitha institucioneve do t’u dërgohen informacione për mbrojtje në spitale e shtëpi shëndeti”, tha Vitia, raporton KOHA.

Vitia gjithashtu ka dhënë edhe disa rekomandime për qytetarët e Kosovës.

Image

Rekomandimet

Edhe Asnjë i infektuar me koronavirus të dielën në Kosovë Arbëri Asnjë i infektuar me koronavirus të dielën në Kosovë

Kufizimi i familjarëve dhe personave në institucionet spitalore

Të gjithë institucionet shëndetësore të kenë dhoma të veçanta

Të realizohet inspektimi maksimat në të gjithë institucionet shëndetësore

Kontrolli i brendshëm profesional

Rritja e stafit mjekësor dhe jomjekësor për higjienën

Edhe Një pacient me koronavirus në Kosovë drejt shërimit Arbëri Një pacient me koronavirus në Kosovë drejt shërimit

Të vendosen materiale informuese në të gjitha institucionet për mbrojtje nga COVID 19

Spitalet të raportojnë rreth rasteve të rënda kimike çdo ditë

Institutet rajonale të shëndetësisë do t’i përpunojnë dhe të raportojnë të IKSHPK

Marrja e mostrave do të bëhet në QKUK

Edhe Asnjë rast me koronavirus në Kosovë Arbëri Asnjë rast me koronavirus në Kosovë

Rekomandohet shmangia nga vendet ku ka rrezik më të madh

Do të shtohen kontrollet në pikat kufitare