Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se inspektorët shëndetësorë dhe farmaceutikë do të marrin shtesa prej 250 eurosh nga muaji shtator.
Në një takim me stafin e Inspektoratit Shëndetësor dhe Inspektoratin Farmaceutik, sipas MSH-së, Vitia ka njoftuar se kërkesat e tyre “tashmë janë realizuar”.
Vitia po ashtu ka thënë se është në fazën finale edhe rekrutimi i 33 inspektorëve të rinj.
“Duke e pasur parasysh rëndësinë vitale të punës së Inspektoratit, me prioritet kam trajtuar të gjitha kërkesat të cilat do të ndikojnë në performancën e këtij institucioni për mbrojtjen e shëndetit publik. Nga muaji shtator, të gjithë inspektorët do të marrin shtesa prej 250 eurove. Këto shtesa do të jenë në vazhdimësi. Po ashtu, në fazën finale është procesi i rekrutimit të tridhjetë e tre (33) inspektorëve, prej të cilëve 25 në Inspektoratin Shëndetësor, ndërsa tetë (8) në Inspektoratin Farmaceutik. Planifikimet janë që të krijohen 42 pozita të reja, të cilat do të rrisin dinamikën e punës dhe cilësinë e performancës”, citohet të ketë thënë Vitia.
Ministri kërkoi angazhim të shtuar, ndërsa tha se nuk do të ketë tolerancë në rastet kur ekziston dyshimi për drejtësi selektive.
Udhëheqësit e inspektorateve kanë thënë në këtë takim se sivjet janë realizuar 635 inspektime, prej të cilave 115 gjatë muajit të kaluar nga Inspektorati Farmaceutik.
-
Vitia: Nëse mjeku specialist punon vetëm në publik, paga mund t’i arrijë në mbi 1800 euro
-
Mbyllen 8 institucione shëndetësore
-
Vitia: Planifikohet angazhimi i 100 inspektorëve për monitorimin e zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit
-
Punëtorët shëndetësorë paralajmërojnë grevë nëse nuk u realizohen kërkesat
-
Vitia: Hera e parë në 7 vjetët e fundit që shifra e ikjes së mjekëve është ulur