Punimet në objektin e ri të Komunës të Vitisë ende nuk janë finalizuar, derisa zyrtarët e administratës dhe zyrtarët e drejtorive të tjera vazhdojnë të punojnë në objektet e vjetra që vlerësohet se nuk i plotësojnë kushtet për punë, pasi që janë trashëgimi nga periudha e paraluftës dhe në të cilat objekte nuk kishte pasur investime.
Vitia me këtë gjendje të objekteve komunale vlerësohet se ka infrastrukturën më të dobët në krahasim me komunat e tjera të Anamoravës, shkruan sot Koha Ditore.
Komunarët vlerësojnë se zvarritja e përfundimit të objektit të ri të Komunës është pasojë e punimeve të cilat nuk janë realizuar siç duhet nga një kompani, e cila ishte kontraktuar në të kaluarën dhe tani janë duke u sanuar disa defekte të cilat janë të natyrës teknike dhe pasi të finalizohen punimet në instalimet e teknologjisë informative atëherë ata do të zhvendosen në objektin e ri, i cili do të ofrojë kushte më të mira të punës.
Zyrtarët komunalë nuk kanë dhënë ndonjë afat për finalizim të punimeve ngase, sipas tyre, përgjegjës për këtë çështje është Bashkimi Evropian, i cili edhe financon projektin.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Administrata komunale e Podujevës bartet në objektin e ri me shtatë vjet vonesë
-
Qendra e Vitisë përballet me mungesë të rrjetit të kanalizimit
-
Problemet teknike zvarrisin përfundimin e objektit të administratës në Podujevë
-
Gjilanit i mbesin të papërfunduara projektet infrastrukturore shkaku i pandemisë
-
Vitia kërkon 12 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza e shtim të kapaciteve të ujit