Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vitia dhe homologët e tij të rajonit pajtohen për lirinë e lëvizjes së personelit dhe pajisjeve mjekësore

Dje, ministri në detyrë i Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia, realizoi biseda telefonike me homologët e tij të shteteve fqinje.

Sipas njoftimit, të gjithë, ministrja e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ministri i Malit të Zi, Kenan Hrapoviç, ai i Serbisë, Zlatibor Lonçar dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe vlerësuan se gjendja duhet trajtuar me përgjegjësi maksimale dhe ndihma duhet të jetë e shpejtë dhe reciproke.

“Pandemia është problem i përbashkët dhe të gjithë shtetet e Ballkanit duhet të lehtësojnë me sa mundet njëri-tjetrin në përvoja dhe ndihma profesionale. Udhët e qarkullimit për mallrat, personelin shëndetësor dhe pajisje mjekësore duhet të jenë të lira”, thuhet në njoftimin e dërguar nga Ministria e Shëndetësisë,

Të gjithë u dakorduan dhe premtuan se do të jenë të gatshëm për çdo lehtësim në këtë sipërmarrje të përbashkët kundër COVID-19.​