Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka shprehur ngushëllime për familjarët e dy personave që kanë vdekur sot si pasojë e koronavirusit.
Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje për kujdes dhe respektim të masave për parandalimin e koronavirusit.
“Ju lutemi që të ndihmoni si asnjëherë tjetër me solidaritet të lartë dhe me vetdisiplinë të pashembullt.Ju e dini që nuk duhet të dilni vetëm nëse e keni të domosdoshme. Kur dilni të mbani distancën dhe t'i keni mjetet mbrojtëse dhe të zbatoni rregullat e higjienës. Rregullat e zbatuara shpëtojnë jetë. Mbajeni në mend që secila e secili ka mision të mbrojë jetën dhe shëndetin publik. Jemi bashkë në vështirësi dhe hidhërime”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Vitia bën thirrje për respektim të masave: Rastet që vijnë në spital janë gjithnjë e më të rënda
-
Vitia: Edhe tre pacientë me COVID-19 janë në gjendje kritike për jetën - mos dilni pa arsye
-
Vitia thotë se do të gjobiten ata që nuk i respektojnë masat për parandalimin e koronavirusit
-
Ministri i Shëndetësisë me video-mesazh sensibilizues për koronavirusin
-
Vitia për vdekjen e 4-vjeçares: Masa ndaj kujtdo që ka qenë në përgjegjësi në sistemin shëndetësor