Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Viti i sigurisë në trafik nis me efekte, bie numri i aksidenteve dhe i viktimave

Me qëllim të zvogëlimit të aksidenteve rrugore dhe rritjes së sigurisë së qytetarëve, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ndërmarrjen Infrakos Sh. A. dhe me Asociacionin Kosovar të Motorizimit “AMRKS”.

Pas nënshkrimit Lekaj tha se janë zotuar të punojnë për lirinë dhe sigurinë, duke kujtuar se ky vit është shpallur “Viti i sigurisë”.

“Sot, pas tre muajve, jemi takuar për të bërë marrëveshje në mes të Ministrisë së Infrastrukturës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Policisë së Kosovës dhe INFRAKOS-it, që këto marrëveshje të kenë impakt pozitiv në sigurinë e qytetarëve. Siç jeni të informuar ne e kemi shpallur këtë vit si Vit të sigurisë, atëherë kur jemi takuar në vitin 2017 ne jemi zotuar se do të përmirësojmë sigurinë e qytetarëve”, u shpreh Lekaj.

Këtu me një theks të veçantë u trajtua rëndësia e infrastrukturës së rrugëve në ndikimin e aksidenteve, përkatësisht parandalimi dhe zvogëlimi i aksidenteve me fatalitet.

Kryeshefi i Infrastrukturave të Hekurudhës së Kosovës (Infrakos), Agron Thaçi tha se përpjekja po bëhet me qëllim që të zvogëlohet numri i aksidenteve me fatalitet në vend.

“Sot është një ditë e veçantë, për herë të parë pas luftës ne po marrim një iniciativë falë buxhetit dhe planifikimit që e ka bërë Ministria e Infrastrukturës, për t’i siguruar si duhet vendkalimet mbi hekurudhë, që gjithmonë kemi thënë që janë pikat më të zeza në komunikacionin hekurudhor, pse jo edhe atë rrugor, kryqëzimet e rrugëve me hekurudha gjithmonë na kanë shkaktuar probleme, dhe po vazhdojnë të na shkaktojnë”, u shpreh ai para mediave.

Thaçi tha se edhe pse buxheti nuk është edhe aq i madh, ky buxhet mund të ndikojë në ruajtjen e jetës së njeriut. Me prioritet u tha të jetë rruga që lidh Fushë-Kosovën me Pejën.

Edhe Lekaj: Për 8 muaj numri i aksidenteve bie për 13 për qind Arbëri Lekaj: Për 8 muaj numri i aksidenteve bie për 13 për qind

Drejtori i Kolegjit “Tempulli”, Muhamed Krasniqi tregoi se kjo marrëveshje është në frymën e zvogëlimit të aksidenteve, fushatë kjo e cila po mbahet edhe në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Në fund të konferencës për media ka folur edhe toger Jeton Rexhepi nga Policia e Kosovës. Ai ndau me publikun edhe statistika nga rrugët e vendit.

“Policia e Kosovës është njëri prej akterëvë kryesorë në deklaratën që e shpall vitin 2018 si Vit të sigurisë, dhe policia ka marrë realizimin e të gjitha aktiviteteve të parapara në atë deklaratë. Sipas tij, ka pasur zvogëlim të numrit të aksidenteve me fatalitet për 28 për qind, zvogëlim të numrit të personave të vdekur për 19.05 për qind. Numri i aksidenteve në përgjithësi ka pasur rënie për 10.52 për qind, kurse numri i aksidenteve me dëme pësoi rënie për 19.55 për qind. Kurse aksidentet e vetme që shënuan rritje të lehtë ishin ato me lëndime të lehta.