Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Viti i përgjakshëm

Viti 2017 ka përgjakur rrugët e Kosovës si rrallë ndonjëherë pas luftës. Gruaja kosovare ka qenë sërish cak i sulmeve fatale nga burrat e tyre.

Shteti ka dështuar sërish të japë mbështetje për viktimat e dhunës familjare, dhe dënimet nën minimalen e kërkuar me ligj duket se ka inkurajuar vrasësit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deri në mesin e dhjetorit të vitit 2017 janë vrarë 24 persona, për dallim të 2016-s që kishte 2 vrasje në të njëjtën periudhë, raporton Interaktiv i KTV-së. Por, këtë vit viktimë e sulmit me armë ka qenë edhe një 16 vjecar. Aulon Zeka u vra nga një tjetër i mitur në rastin që preku gjithë vendin.

Ka pasur sërish vrasje për mexha, për motive banale e për të tilla financiare. Por, numër shumë më i madh e rekord viktimash u shënua nëpër rrugët e Kosovës, me 89 aksidente fatale deri në muajin e fundit. Numri i të vdekurve deri në fund të dhjetorit ishte 134.

Për më shumë ndiqeni përmbledhjen e emisionit Interaktiv.