Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

20 vjet nën tortura të burrit, tash jeton në strehimore

Në Kosovë vetëm gjatë vitit 2019 janë vrarë pesë gra dhe një fëmijë si pasojë e dhunës në familje, ndërsa mesatarisht çdo vit raportohen mbi një mijë raste të kësaj dhune, ku viktimat më të shpeshta janë gratë.

Zërit të Amerikës bisedoi me një grua që ka përjetuar dhunë për më shumë se njëzet vjet, ndërsa aktualisht ka ikur nga burri i saj dhe është vendosur në një shtëpi të sigurt.