Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Viti 2020 nis me borë

Në ditët e para të vitit 2020 pritet të ketë reshje bore në Kosovë.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga 30 dhjetori 2019 e deri më 3 janar 2020, në vend do të mbesin prezent masat e ajrit me origjinë nga veriu, e si pasojë e tyre, do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat ditën e hënë dhe të mërkurë, vende-vende do të shoqërohen me fjolla të dobëta bore, sipas parashikimit të IHMK-së.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.